Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar pas mbkedhjes së qeverisë se amnistia fiskale është ende në diskutim dhe nuk ka një datë kur do të miratohet.
Në përfundim të mbledhjes së sotme të qeverisë, ajo u shpreh se paralelisht po punohet edhe me aktet nënligjore, në mënyrë që ligji kur të miratohet të jetë i plotësuar.
“Amnistia fiskalë është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në pr/ buxhetin që sapo u miratua. Është në konsultim me partnerët tanë, me palët e interesit dhe nuk kemi një datë për miratimin këtij ligji. Ne po punojmë që paralelisht me këtë të hartojmë aktet nënligjore që kurdo që të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për procedurat e kërkuara”, u shpreh ministrja.