E mbani mend “Mariçuin”? Aktorja e famshme i jep fund beqarisë

Pak javë pas shpalljes së fejesës së tyre, Maite Perroni dhe Andres Tovar tashmë janë martuar.

Lajmin e bëri të ditur aktorja përmes një postimi në “Instagram” me një shkrim emocionues. Në imazhin bardh e zi, shihet çifti, ai me një kostum të errët, ndërsa ajo duket rrëzëllitëse me fustanin e bardhë.

“Ne e arritëm. Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku… të rrethuar nga familja jonë dhe dora e Zotit, sot marrim një bekim. E lumtur që mund të marrim hapa që forcojnë rrugën tonë përmes këtij avioni në të cilin ia dolëm të përputheshim dhe fati na dha”, shkruan Maite.

Maite Perroni ka ngelur ne mendjen e shqiptarëve me rolin e saj si “Marichui”.

    

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *