Armend Thaqi ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s. Pas golit spektakolar të shënuar kundër Sivaspor, kapiteni i Ballkanit po kalon momentet më të mira në aspektin profesional. Sot është një ditë e veçantë për të, teksa feston 30-vjetorin e lindjes.
Urimet kanë qenë të shumta, ku nuk ka munguar as UEFA. Në një postim të bërë në Tëitter në kanalet zyrtare të komunikimit, institucioni i futbollit europian uron lojtarin e linjës së djathtë. “30 – Urime ditëlindjen, Armend Thaqi”, ishte urimi i UEFA-s për Thaqin.
3⃣0⃣ – Happy Birthday, Armend Thaqi 🎁🎂🥳⚽️🇽🇰#UECL | @fcballkani | @kosovanfooty_EN | @FFK_KS pic.twitter.com/QCDHKxdMv6
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) October 10, 2022