Pas zhurmave që shkaktoi në rrjet, Kanye West “kapet mat” me të dashurën e re

Teksa lajmet ndaj Kanye West “gëlojnë”, duket se reperi i njohur po shijon një romancë të re. Së fundmi, kanë bërë xhiron e rrjetit disa foto që tregojnë stilistin e “Yeezy” duke dalë nga një automjet luksoz me një grua misterioze përpara se të hyjnë në një depo veshjesh.

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë gri dhe çizme në ngjyrë të zezë, shoqëruesja e West u shfaq e afërt me reperin. Çuditërisht, në këtë dalje Kanye kishte zgjedhur një xhaketë Adidas pavarësisht se kohët e fundit kompania e vendosi partneritetin e tyre “nën shqyrtim”.

Dyshja mbanin gjithashtu kapele të zeza të stilit të bejsbollit që kishin të shkruar “2024”, duke sinjalizuar se West planifikon të kandidojë përsëri për president. Thuhet se përpara vizitës në magazinë, West dhe partnerja e tij e re e mundshme darkuan në restorantin e famshëm ‘Giorgio Baldi’ në Santa Monica, Kaliforni.

Dalja e West vjen pasi miqtë e tij u shprehën se janë të bindur se reperi po përjeton probleme me shëndetin mendor, të cilët shprehën dhe shqetësimin për mikun e tyre.

Burimet thanë se West ka probleme me gjumin, gjë që ishte një arsye që reperi u shtrua në spital në vitin 2016.

Burimet shtuan se sjellja e çuditshme e reperit filloi kur ai pushoi nga puna publicistin për shfaqjen e tij në ‘Javën e Modës’ në Paris, duke e shtyrë atë ta rikrijonte plotësisht dhe të bënte një shfaqje të re me temën “White Lives Matter”.

West u shtrua në spital për shkak të problemeve të shëndetit mendor në vitin 2016 dhe në vitin 2019. Ai më parë ka treguar se vuan nga çrregullimi bipolar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *