Begaj takohet me anëtarë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit dhe Evropës

Presidenti, Bajram Begaj ka marrë pjesë në takimin me anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera në kuadër të rastit të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

Në takim Begaj theksoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

Sakaq vuri në dukje se hapja e Akademisë ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare, ku shprehet interes për botën shqiptare, është garantuese për të ardhmen.

Ndër të tjera, Begaj vlerësoi kontributet e akademikëve shqiptarë në vijimësinë e reformave të kërkimit shkencor si dhe zhvillimit të vendit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *