Bombardimet në Kiev/ Putin shuan dyshimet: Kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me bombardimet në qytetet e Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat, Putini tha se sulmi është një kundërpërgjigje ndaj sulmit në urën e Kerçit e cila ndodhi dy ditë më parë, ku Putin e ka cilësuar si akt terrorist.

“Regjimi i Kievit, me veprimet e tij në fakt e ka vënë veten në të njëjtin nivel me formacionet terroriste ndërkombëtare, me grupet më të urryera. Lënia e krimeve të këtij lloji pa përgjigje është thjesht e pamundur. Sot në mëngjes, me udhëzimin  e Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas planit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, u krye një goditje masive me armë precize: objekte me rreze të gjatë ajrore, detare dhe tokësore për energjinë, komandën ushtarake dhe komunikimet e Ukrainës. Nëse sulmet terroriste vazhdojnë në territorin tonë, përgjigjet nga Rusia do të jenë të ashpra”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *