Lazio vijon momentin magjik, përballë Fiorentines siguruan një fitore të thellë, një fitore të pastër 0-4 e treta radhazi me këtë rezultat duke vendosur një rekord të ri në Serie A. Asnjë skuadër tjetër nuk e kishte arritur një shifër të tillë, tre fitore radhazi me të njëjtin rezultat identik.
Me këtë trepikësh, ekipi i Sarrit ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 20 pikëve, 3 më pak se Napoli kryesues.
Kryeqytetasit zgjidhen gjithçka shumë shpejt që në pjesën e parë, me dy gola me kokë nga Vecino dhe Zaccagni. Sarri hodhi në fushë edhe Hysaj në minutën e 72-të ndërsa në fundin e ndeshjes Luis Alberto dhe Ciro Immobile shënuan edhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat përfundimtare në 0-4. Ciro Immoble arrin një shifër shumë domethënëse, kapi kuotën e 188 golave në Serie A duke u futur në top 10 e golashënuesve më të mirë të gjithë kohërave në Itali.