Partia Demokratike ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë në qytetin e Elbasanit kundër qeverisë, pas rritjes së çmimit të karburanteve.
Përmes një njoftimi zyrtar, PD njofton se protesta do të fillojë në orën 11 dhe do të zgjasë rreth 60 minuta në afërsi të sheshit “Gensher”.
“Partia Demokratike, dega Elbasan, do të nisë nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD-ja, dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit”, thuhet në njoftimin e PD-së.