Reshjet e shiut shuajnë pas 4 ditësh flakët në zonën e Hidrovorit

Më në fund shuhet pas  4 ditësh zjarri në zonën e Hidrovorit në afërsi të fshatit Akërni.

Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes kanë shuar flakët ndërsa dëmet e shkaktuara si rjedhojë e zjarrit janë të konsiderueshme.

Dhjetra hektarë tokë e djegur, tokë me shkurre, pemë të llojit pishë por edhe bimësi të zonës janë shkrumbuar. Gjithashtu është djegur nga flakët një pjesë e pyllit aty pranë.

Nga forcat zjarrfikëse do të vijojë edhe sot monitorimi i situatës pasi ka trungje që digjen dhe përbëjnë rrezik për t’u riakzivizuar zjarri sërish.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *