Njihuni me dy personazhet VIP që i bashkohen “Dance Albania”

Në natën e katërt të spektaklit të kërcimit “Dance Albania” janë prezantuar dy konkurentë të rinj. Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri i është bashkuar kastit të konkurentëve në emisionin e kërcimit. Të pranishëm në skenë për të ndjekur Adelinën, ishin bashkëshorti dhe djali i saj.

“Jam më tepër se e emocionuar këtë radhë sepse kemi punuar në këtë skenë me ju dhe Verën. Por këtë herë kam dy herë më shumë emocione sepse për herë të parë kam çunin, kam burrin në skenë. Bashkëshorti është hera e parë që vjen sepse rri larg kamerave, nuk ka shumë dëshirë, por dashuria e madhe dhe përkrahja duhet të na rrijë ndonjëherë dhe mbrapa. Faleminderit shumë dhe ju dua shumë”, u shpreh këngëtarja gjatë emisionit.

Konkurenti tjetër i ri i “Dance Albania” është ish-konkurenti i “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj. “Është kënaqësi dhe mezi po pres ta shijoj në maksimum këtë eksperiencë fantastike”,- tha Ramçaj.

Kujtojmë që puntatën e kaluar u larguan nga gara Luiza Gega për shkak të impenjimeve në sport dhe Igli Zarka, i cili u eliminua pas duelit me Cindy Marinën. Gjithashtu në garë u rikthye edhe Arbnora Ademaj, e cila ishte eleminuar më herët. Ajo dhe dy konkurentë të tjerë shkuan në sfidë, mirëpo kjo gjë nuk lejohej nga produksioni. Pra, nuk lejohet që në sfidë të shkojnë tre konkurentë. Prandaj bukuroshja është rikthyer dhe do të vijojë garën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *