Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në Australi ku një 55-vjeçar i identifikuar si Kevin Reid u shpall gabisht i vdekur nga stafi mjekësor dhe u dërgua në morg.
Një ngjarje që jemi mësuar ta shohim në filma por që fatkeqësisht ishte një realitet i hidhur për Kevin Reid, i cili vdiq duke u përpjekur të dalë nga “çesja” e morgut ku e kishin futur.
Ai u raportua i vdekur më 5 shtator jo nga një mjek, por nga disa infermierë në repart.
Vdekja e tij u konstatua në mëngjes nga një infermier që kishte shkuar për të bërë gati trupin e 55-vjeçarit. Kur i është afruar ka për se çesja e morgut ishte pak e çarë, në atë moment ai ka konstatuar Reid i cili ishte përpjekur të çlirohet nga thesi në kërkim të jetës që ia morën gabimisht.
Infermieri ka konstatuar hemoragji në hundë e gojë që dyshohet të jetë shkaktuar nga asfiksia gjatë përpjekjes së dëshpëruar të tij për të dalë nga aty ku e kishin futur.
Ky nuk është rasti i vetëm, edhe më parë “incidente” të tilla me pasoja fatale kanë ndodhur dhe herë të tjera në spitale të ndryshme në botë. Rasti më i fundit u raportua në Indi ku një burrë u gjet i gjallë në dhomën e morgur pak pasi ishte shpallur i vdekur.