Në një veprim të çuditshëm biznesi, Kanye West luaji një video porno për drejtuesit e ‘Adidas’ gjatë një takimi të fundit. Mbledhja me pesë persona u filmua dhe u përfshi në një video 30-minutëshe në ‘YouTube’ të titulluar “JAVA E FUNDIT”. Pamjet e takimit treguan West dhe dy nga përfaqësuesit e tij të ulur me dy drejtues të ‘Adidas’-it në stola të vendosur në një gjysmërreth brenda një dhome bosh. Fytyrat e të gjithëve ishin të paqarta, përveç asaj të West.
Takimi nisi me reperin 45-vjeçar duke mbajtur telefonin e tij përballë biznesmenëve, teksa shfaqej një video. Pas disa sekondash, njëri nga ata pyeti: “A është ky një film porno?” të cilës West iu përgjigj: “Po”. “O Zot i Madh”,-tha njëri prej tyre.
Pavarësisht shqetësimit të tyre, themeluesi i ‘Yeezy’ vazhdoi ta mbante telefonin e tij pranë fytyrave të tyre. “Hajde, burrë. Hajde”,- tha një nga djemtë ndërsa i largoi krahun dhe telefonin Kanye-t.
Qëllimi ishte të vendoste një paralelizëm midis komplotit të tij dhe marrëdhënieve të biznesit të West me kompaninë e veshjeve ‘Adidas’, e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen e markës së tij ‘Yeezy’.
“Unë do të punoj me Adidas vetëm nëse ai është CEO,” tha ai, duke treguar një nga anëtarët e ekipit të tij. “Ju djema keni bërë gabim nga kompania, nga biznesi dhe nga partneriteti. I gjithë koncepti i kësaj videoje është se djali kishte tradhtuar, kështu që vajza tha: “Epo, atëherë unë do të bëj gjënë që është makthi yt më i keq”, vijoi ai duke shtuar: “Ky është makthi juaj më i keq. Makthi juaj më i keq nuk është që unë të të godas. Makthi juaj më i keq nuk është unë të luaj pornografi. Makthi juaj më i keq nuk është unë që bërtas. Ne i kemi bërë të gjitha këto.” Duke treguar njeriun që do si CEO, ai tha: “Ky është makthi juaj më i keq. Dhe pastaj makthi më i keq nr. 2”,- duke treguar anëtarin tjetër të ekuipazhit të tij.“Është ëndrra juaj, apo është një makth? çfarë po bëjmë?” pyeti një nga drejtuesit e ‘Adidas’.
Një nga bashkëpunuesit e West u përgjigj: “Ajo që po ndjen tani është siklet ekstrem dhe pikërisht ky është thelbi sepse kur dikush vjedh idetë e këtij njeriu, krijimet e tij, është sikur po vjedh një fëmijë. Këta janë të gjithë fëmijët e mendjes së tij dhe ju i keni rrëmbyer. Ka derivate të frymëzuara nga ‘Yeezy’ që po bëjnë të ardhura të konsiderueshme sepse njerëzit nuk mund të bëjnë dallimin sepse janë shumë të frymëzuara. Ai është i zemëruar dhe ka të drejtë.