Sindikata e punonjësve të Universitetit ka paralajmëruar ditën e sotme protestën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e premte pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.
Sipas tyre rritja e pagës me 7% e ofruar nga Kryeministri është e papranueshme dhe nuk mjafton sa për të tejkaluar normën e inflacionit.
“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.
Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit ët gjendjes.
Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet tu kthehen atyre pas.
Ditën e premte në orën 14:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitete shqiptare”