Ministrat e Drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri kanë njoftuar finalizim të marrëveshjes së shërbimet s’provuese për dënimet alternative.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se qytetarët e Kosovës të cilët janë dënuar në vendin tonë do të mbikëqyren nga një institucion i posaçëm në Kosovë.
I pyetur dhe për rezolutën kundër Dick Martit, Manja tha nuk ka preferuar të komentojë më tepër përpos asaj që ka shprehur kryeministri Edi Rama.
“Do të kemi një marrëveshje për dënimet alternative për qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri, pas kësaj marrëveshjeje do të jetë në Kosovë instituti që do i mbikëqyrë këta të dënuar. Qëndrimi im është i qartë, nuk kam çfarë të shtoj asgjë më tepër se kryeministri Edi Rama për çështjen e rezolutës së Dick Martit”, tha ai.