Partia Demokratike ka nisur protestën e parë në qytetin e Elbasanit ditën e sotme në kuadër të rritjes së çmimeve të karburantit ku janë mbledhur me qindar persona.
Në shenjë proteste, disa prej tyre kanë fikur automjetet në rrethrrotullimin e 1 majit. Bulevardi është bllokuar nga protesta, kurse qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm për çmimin e karburanteve, por edhe për krizën e rëndë ku janë zhytur.
“Kjo qeveri duhet larguar”, janë shprehur qytetarët protestues, ndërsa ky është një nga aksionet që ka marrë PD-ja në nivel lokal, pas thirrjes së kryetarit Sali Berisha, i cili disa ditë më parë u shpreh se nuk duhet pritur gjithmonë veprim nga baza.