Emri/ E vrau për një orë dhe varëse floriri, zbulohet autori i ngjarjes për zhdukjen e Mariglen Gjonit

Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonit, i cili zhdukur prej vitit 2015.

Në një deklaratë për mediat, autoritetet njoftuan se kanë arrestuar autorin e krimit, 30-vjeçarin Kristjan Cenaj.

Sakaq theksuan se eshtrat e të riut janë gjetur në një fshat të Mamurasit, si dhe Gjoni u vra nga Kristjan Cenaj për t’i vjedhur orën ‘Rolex’ dhe varësen e floririt.

“Në një fshat të Mamurasit janë gjetur eshtra ku ne i çuam në laborator për të sqaruar ngjarjen. Mbetjet kockore janë prej më shumë se 7 vitesh. Hetimi u përqendruar në sqarimin e rrethanave, i ndaluari u vu përballë disa provave. I akuzuari ka mbajtur qëndrim mohues por ne pohojmë se ai është autor i veprës. Ekspertiza është realizuar në vendin tonë jo në Itali për të mundësuar marrjen e kampioneve”, tha policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *