Policia nuk ka mundur ende të identifikoj personat që lanë qesen me katër granata në parkingun e një lokali në zonën e Kombinatit.
Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë nuk kishin fushëpamje deri në vendin ku u gjet qesja me granata.
Burime për median bëjnë me dije se policia është duke hetuar edhe kamera të tjera të biznesit, për të parë nëse ndonjë person me precedent apo i skeduar, të ketë kaluar përreth perimetrit të lokalit, çka do të lehtësoj punën e tyre për të gjetur poseduesit.
Ndërkohë, dyshimet e grupit hetimor lidhen me faktin se pranë lokalit ka pasur patrulla policie në lëvizje, çka ka bërë që personat që i kishin ato t’i linin aty për t’u shpëtuar kontrolleve. Fillimisht granatat dhe kapsollët detonatorë u gjetën nga pastruesja e biznesit, e cila pasi hapi qesen dhe pa granatat, lajmëroi pronaren e biznesit dhe më pas policinë.