Mbetet ende mister hedhja e qeses me 4 granata në parkimin e lokalit

Policia nuk ka mundur ende të identifikoj personat që lanë qesen me katër granata në parkingun e një lokali në zonën e Kombinatit.
Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë nuk kishin fushëpamje deri në vendin ku u gjet qesja me granata.
Burime për median bëjnë me dije se policia është duke hetuar edhe kamera të tjera të biznesit, për të parë nëse ndonjë person me precedent apo i skeduar, të ketë kaluar përreth perimetrit të lokalit, çka do të lehtësoj punën e tyre për të gjetur poseduesit.

Ndërkohë, dyshimet e grupit hetimor lidhen me faktin se pranë lokalit ka pasur patrulla policie në lëvizje, çka ka bërë që personat që i kishin ato t’i linin aty për t’u shpëtuar kontrolleve. Fillimisht granatat dhe kapsollët detonatorë u gjetën nga pastruesja e biznesit, e cila pasi hapi qesen dhe pa granatat, lajmëroi pronaren e biznesit dhe më pas policinë.

E fundit/ Gjenden 4 granata në parkimin e lokalit në Tiranë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *