Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar protestën e radhës më 14 tetor, pasi kërkesat e tyre për rritje page dhe nuk janë plotësuar nga qeveria.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi tha se qeveria ka vetëm një javë kohë për të negociuar me pedagogët në lidhje me kërkesat e tyre.
“Më datën 14 do të marrim një vendim. Mendjen e kemi tek studentët. Të kemi një arsim të lartë publik serioz. Nuk është një shifër e madhe është 15 mln euro. Deri tani data 17 qëndron pasi qeveria ka një javë kohë, ndaj është protesta e datës 14 që të nxjerrim një konkluzion. Në datën 14 kemi ftuar edhe studentët dhe anëtarët e senatit janë të mirëseardhur. Do të diskutojmë për hapat. Nuk ka pasur negociata, mendoj që gjatë kësaj jave t’i japim mundësinë qeverisë që të propozojë negociata”, tha kreu i sindikatës, Aleksandër Kovaçi.