Protesta në Elbasan/ Kreu i PD: Qytetarët po vuajnë nga depresioni, situata nga rritja e çmimeve është në kolaps

Kreu i degës së PD-së Elbasan, Bledi Himçi ka reaguar në lidhje me protestën që mbahet ditën e sotme për rritjen e çmimeve.

Në një deklaratë për mediat, Himçi tha se situata ekonomike në vend është e vështirë dhe se rritja e vazhdueshme e çmimeve e bën të papërballueshme jetesën.

Sakaq theksoi se qytetetarët nga depresioni po ikin jashtë vendit.

“Situata ekonomike ka bërë që të thirret kjo protestë. Situata po degradon nga dita në ditë, dhe në mënyrë masive të rinjtë janë larguar. Elbasani sot ndërllogaritet me largimet më të mëdha. Rritja e çmimeve është e papërballueshme për qytetarët. Situata është në kolaps. Tek njerëzit shihet një depresion që ka shkaktuar largimin dhe ka sjellë një shkallë pakënaqësie të lartë tek qytetarët në Elbasan”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *