Reshje të dendura shiu/ Lezha e Shkodra rrezikojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu

Instituti i Gjeoshkencave ka reaguar në lidhje me motin e keq që pritet të prekë vendin këtë të martë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Instituti njofton se qarqet Shkodër dhe Lezhë si rezultat i reshjeve lokalisht intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Sakaq njofton  se temperaturat do të ulen dhe reshje të dendura shiu do të ketë dhe në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier.

Njoftimi i plotë:

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

————————————————————

Sipas llogaritjeve të IGJEO, nesër (e martë dt.11) në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si rezultat i reshjeve lokalisht intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.10) dhe nesër (e martë dt.11) priten reshje lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet Kukës dhe Durrës priten reshje mesatare ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër ( e martë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 24 °C

në vendet e ulëta: 15 / 24 °C

në vendet malore: 11 / 17 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë dt.10) dhe nesër (e martë dt.11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *