Einxhel Shkira dhe moderatori i njohur Flori Gjini kanë folur shpesh për miqësinë e tyre të ngushtë dhe raportin e tyre të afërt. Por së fundmi, ndjekësit e tyre kanë vënë re se Einxhel dhe Flori nuk po postojnë më së bashku në rrjetet e tyre sociale. Kështu një ndjekës e ka pyetur hapur Florin për arsyen se pse nuk ka postuar më me Einxhel, në një ‘ask me a question’ që ai realizoi në ‘InstaStory’.
Në përgjigjen e tij Flori u kujdes që të mos lërë vend për aludime rreth shoqërisë së tyre, duke sqaruar se janë takuar dhe i kanë qëndruar afër njëri-tjetrit. Angazhimet personale, sigurisht iu kanë lënë shumë hapësirë, megjithatë Flori thotë se “shoqëria e tyre nuk ka mbetur te të postuarit.”
“Jemi takuar madje i kemi qëndruar shumë afër njëri-tjetrit sidomos në këtë periudhë, por tani unë kam disa fillime të reja edhe Einxhel ndërkohë ka disa fillime të reja shumë të bukura që i kemi diskutuar dhe mezi po pres që t’ja shikoj. Tani ka një ngërç të vogël që ju e dini që ajo është një ‘late night bird’ dhe mua më duhet të zgjohem herët. Por do postojmë kur të takohemi, megjithatë shoqëria jonë nuk ka mbetur te të postuarit, se ne kemi aq shumë për të folur saqë harrojmë që të nxjerrim story dhe të postojmë ndonjë gjë”- shprehet Flori në postimin e tij.