Nusja i dëmton shpretkën dhe organet e brendshme vjehrrës, djali: Nuk merrem me këto gjëra

61-vjeçarja e cila u dërgua në ambientet e spitalit të Traumës, akuzon publikisht nusen e tij duke e bërë fajtore për dhunimin e saj .

61-vjeçarja Marjana Cinari ka deklaruar se nusja e djalit e dhunon prej vitesh, teksa ka bërë përgjegjëse dhe policinë e Beratit dhe të Dimalit se nuk e kanë ndihmuar të shpëtojë prej saj.

Sot në emisionin “Me zemer të hapur”  ka folur vëllai i të dhunuarës dhe është bërë publik një audio e telefonatës që është bërë nga autorja e emisionit me djalin e 61-vjeçares.

Familjarët pretendojnë se Marjana Cinari  është dhunuar prej 4 vitesh nga nusja Elena Cinari.

“Unë akuzoj policinë e Dimali dhe Beratit se nga e hëna deri të enjten në mëngjes nuk e ka pranuar asnjë polici e nuk ka marrë asnjë njeri denoncimin e saj.

Në spital erdhi se e ka goditur nusja e djalit. Unë e kam gjetur motrën në mes të shtëpisë shtrirë. Marr policinë e Beratit, nuk vjen, thotë kam dërguar policinë e Urës, as ajo nuk vjen. Ca lidhje ka policia me Elena Cinarin? Këtë duhet ta gjejë policia. Ca lidhje ka me policat kjo që po e mbrojnë kaq?”, u shpreh vëllai i të dhunuarës.

I pyetur nëse Marjana Cinari ka denoncuar dy herë në polici djalin e saj, vëllai u përgjigj: “po se bënte sehir kur e dhunonte nusja”.

Djali i Marjanës ka deklaruar për emisionin “Me zemër të hapur” se nuk ndërhyn pasi është problem mes nënës së tij dhe nuses.

Djali I Te Dhunuares

“Jo jo unë nuk ngatërrohem me këto gjëra. Jo jo më vjen keq. E vërtetë është, por ta gjejnë ato të dyja nuk kam lidhje fare me atë pjesë. Nusja është te prindërit e saj”.

/news24

Berat/ Nusja dhunon barbarisht vjehrrën, 61-vjeçarja humb shpretkën dhe i dëmtohen organet e brendshme (Video)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *