Fansat nxjerrin zbuluar Rihanna-n, detaji që mund të lidhet me emrin e djalit të saj

Cili është trendi i fundit i VIP-ave të njohur botëror? Të mbajnë sekret emrin e fëmijëve të tyre. Si Kylie Jenner edhe Rihanna nuk ka preferuar ta bëjë publik emrin e djalit të saj të cilin e ka me reperin A$AP Rocky. Mirëpo së fundmi, në një dalje të saj mesa duket fansat kanë vënë re një detaj në veshjen e artistes që mund të lidhet pikërisht me këtë.

“Bad Gal” u pa në një studio regjistrimi të Hollywood, e veshur me një bluzë vintage “Clench” që i përshtatet një titullari të pjesës së parë të shfaqjes së “Super Bowl”. Ajo e kombinoi bluzën me xhinse “Diesel”, një çantë “Balenciaga” që shkëlqente si një diamant dhe më intriguese, një gjerdan të gjatë argjendi të varur me shkronjën “D”.

 

“Pyes veten se për çfarë është D në zinxhirin e saj? Emri i bebes?”- shkroi një fans i emocionuar në ‘Twitter’. Është Drake, apo jo? lol,” tha një tjetër me shaka, duke iu referuar marrëdhënies së vazhdueshme të reperit të “One Dance” me Rihanna-n, e cila zgjati disa vite.

Fatkeqësisht, për fansat që dëshirojnë të mësojnë me padurim emrin e fëmijës, ka një shpjegim të thjeshtë për aksesorin: Është një zinxhir vintage i “Dior”, të cilin Rihanna e veshi me një choker me shumë fije nga e njëjta shtëpi mode.

Nuk mund ta themi me siguri nëse themelueses së “Fenty Beauty” i pëlqente thjesht bizhuteria apo e zgjodhi atë për një qëllim më të thellë. Megjithatë, duket se Rihanna po e shijon të mbajturën sekret emrin e foshnjës së saj edhe për disa kohë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *