“Jam i mahnitur”/ Ja mesazhi i këngëtarit të famshëm për talentin shqiptar të ‘Eurovision’-it

Gjon Muharremaj, i njohur si ‘Gjon’s Tears’, këtë vit përfaqësoi Zvicrën në ‘Eurovision’. Edhe pse fitoren ja hoqen nga dora, vetem votat e publikut, ai i ka bëre shqiptarët më krenarë për të. Në vitin 2011 ai mori pjesë në spektalin e talenteve ‘Albanian’s Got Talent’, ku arriti deri në finale dhe mori vendin e tretë.

Pjesë e jurisë ishin, Altin Basha, Rovena Dilo dhe Armend Rexhepagiqi. Por ndryshe nga Altin Basha qe e kishte refuzuar, Rexhepagiq do te shprehej se nuk duhej të ndalej asnjëherë, e të vazhdonte drejt rrugës per ku ishte nisur.

‘Nëse ndonjëherë më është dukur për ndonjë interpretim se i kam dëgjuar engjëjt, do ishte sonte dhe pastaj ai shpërthim fantastik thua se të gjitha koret e botës këndojnë, jam aq i impresionuar dhe i mahnitur saqë dua të them vetëm diçka Gjoni, ti je ende i vogël dhe ndoshta nuk do e kuptosh por do e kuptojnë ata që e shohin spektaklin tonë pranë televizorit dhe e mbajnë votën në duart e tyre. Njeriu është i përbërë nga mishi dhe gjaku, janë këto materiale qe dëmtohen shumë lehtë, por më së lehti dëmtohet ai shpirti i njomë artistik dhe romantik, unë dëshiroj që në këtë botë të vrazhdë të shekullit XXI (21), askush kurrë mos të dëmtojë asnjë milimetër tëndin, mos të të thyej kurrë e ti të vazhdosh me shumë dashuri e krenari aty ku je nisur’, ishte shprehur ne ate kohe, Rexhepagiqi.
Gjoni me këngën “Tout l’Univers”, u rendit i pari duke marrë 267 votat e shteteve, por nga votat e publikut mori vetëm 165 vota duke përfunduar kështu në vendin e tretë me 432 vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *