Propozimi: Kompanitë që s’deklarojnë plotësisht (jo 25%) pronarët përfitues jashtë, kontratave publike

Deklarimi i pronarëve përfitues është kthyer në një sfidë të vazhdueshme për shtetin i cili ka zgjatur vazhdimisht afatet ka bërë ndryshime ligjore por rezultati mbetet ende i pamatur.

Një propozim i dorëzuar nga deputeti i opozitës Agron Shehaj në Kuvend nënvizon mundësinë për të përjashtuar nga kontratat publike kompanitë guacka që nuk deklarojnë plotësisht pronarët e tyre përfitues. Kufiri 25 për qind i kuotave në një kompani që e bën të detyrueshme deklarimin e pronarit përfitues sipas Shehajt mund të rishikohet.

“Ky kufi i përcaktuar si në normativen europiane po ashtu dhe ne legjislacionin tone, sigurisht qe është proporcional dhe ne përputhje me qëllimin dhe frymën e ligjit, për shkak se nje limit me i ulet do te krijonte problematika teknike dhe procedurale për subjektet tregtare” thuhet në propozimin e depozituar tashmë në Kuvend.

Duke argumentuar se një hap i tillë do t’i shërbente transparencës në relacion nënvizohet se ky përjashtim mund të shërbejë pozitivisht.

“Vlerësojmë se duke pasur parasysh situatën problematike te Republikës se Shqipërisë ne kuadër te marrëdhënieve te shtetit me subjektet private, ku këto te fundit përfitojnë fonde publike, sigurisht qe për te caktuar personat përfitues fundore te këtyre fondeve, kufiri prej 25% nuk është i mjaftueshëm dhe nuk realizon qëllimin e transparencës ne prokurimet publike, koncesionet, partneritetit publik privat apo dhe investimet strategjike. Ne ketë këndvështrim, duke iu referuar dhe normatives se BE, e cila iu njeh shteteve anëtarë te drejtën për te përcaktuar një kufi mete ulet se ai prej 25%, për te përcaktuar personin përfitues apo subjektin kontrollues, është e domosdoshme, qe për këto subjekte, te cilat kane aktualisht apo nënshkruajnë një kontrate publike apo përfitojnë nga pasuritë dhe fondet publike, te mos kenë asnjëlloj kufiri, për te përcaktuar dhe publikuar pronaret përfitues apo subjektet kontrollues”, thuhet ne relacion.

Qendra Kombëtare e Biznesit vijon akoma e sot të publikojë në faqen e saj në mënyrë sistematike paralajmërime për masa administrative për ata që nuk deklarojnë pronarët përfitues. Në dhjetor të vitit të shkuar qeveria rishikoi ligjin për pronarët përfitues në disa pika duke tentuar kështu të detyrojë subjektet të përmbushin detyrimin pas konstatimit se vetëm 1/3 e tyre e kishin bërë këtë.

Më herët ishin bërë edhe kritike nga raportet e organizmave ndërkombëtarë si FAFT dhe Moneyval të cilat kishin nënvizuar se kuadri ligjor sa i takon parandalimit të pastrimit të parave kishte ende mangësi.

 

/monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *