Tre persona janë arrestuar në Korçë, pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit Rrugor.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Sh. M., 63 vjeç, A. B., 54 vjeç dhe M. M., 54 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve:
– Sh. M., 63 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë, pasi në rrugën “Marigo Pozio”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
– A. B., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “Teli Samsuri”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
– M. M., 54 vjeç, banues në Maliq, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memëlisht, u kap duke drejtuar automjetin kamion, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.