Receta e rekomanduar nga ne sot është rizoto me salçiçe dhe kërpudha.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet shpejtë dhe është një vakt i ngrohtë për ditët e vjeshtës.
Përbërësit:
- 350g oriz
- 1 qepë e vogël
- ½ gotë verë e bardhë
- 250 gr salsiçe
- 30 gr kërpudha porçini të thata
- 50 gr gjalpë
- 50g djathë parmixhano
- Lëng zarzavatesh i valuar
- 1 bustinë shafran
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Fillimisht qëroni salçicet nga lëkura dhe copëtojini, ku më pas kërpudhat vendosini në një tas me ujë të vakët që të hidratohen. Më pas qepët hidhini në tenxhere për t’i skuqur ku do të shtoni dhe salsiçet për t’i shuar me verë.
Në këtë masë hidhni orizin dhe skuqini për pak minuta, ku më pas shtoni kërpudhat dhe lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Pasi orizi të jetë zierë hedhim shafranin e tretur me pak ujë dhe e përziejmë me gjalpin dhe djathin parmixhano.
Ju bëftë mirë!