Vihet në pranga një shtetas 31-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje pasi akuzohet se vodhi disa vegla pune.
Njoftimi:
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim A. Gj., 31 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Sulmit”, Berat.
Ky shtetas, në datën 28.09.2022, ka vjedhur disa vegla pune, në banesën e shtetasit A. Gj., ndërsa në datën 03.10.2022, ka vjedhur kabllo elektrike, në lagjen “Kala”.