Sipas një raporti, Elon Musk ka folur drejtpërdrejt me Vladimir Putinin përpara se të postonte në Twitter planin e tij të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një email dërguar abonentëve të Eurasia Group, Ian Bremmer shprehej se Musk i kishte thënë se presidenti rus ishte “i përgatitur për të negociuar” nëse Krimea mbetej në duart e Rusisë.
Putin gjithashtu thuhet se i insistoi CEO-t të Tesla-s se Ukraina do të duhej të pranonte neutralitetin e përhershëm dhe të njihte aneksimin e rajoneve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia nga Rusia.
Sipas Bremmer, Musk wshtw shprehur se Putini i tha atij se këto qëllime do të arriheshin “pa marrë parasysh asgjw”, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nëse Ukraina pushton Krimenë.
Po sipas Bremmer, Musk i tha atij se “duhej bërë gjithçka për të shmangur atë rezultat”.
Pas bisedës së supozuar me Putinin, Musk postoi një sondazh në Twitter me sugjerimet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë. Musk argumentoi se për të arritur paqen, Rusia duhet të lejohet të mbajë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014.
Ai propozoi gjithashtu mbajtjen e votimit në pjesë të Ukrainës të pushtuara nga Rusia që Kremlini thotë se po i anekson. “Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit”, tha ai