Kryeministri Edi Rama do të mbajë gjatë ditës së nesërme, do të mbajë një fjalim në Këshillin e Europës , ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës
“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… Nesër fjala ime në Këshillin e Europës”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.