Putin: Moska është ‘e hapur për dialog’ rreth centralit bërthamor në Zaporozhye

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kreut të agjencisë bërthamore të OKB-së se ai është “i hapur për dialog” për centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporozhye dhe do të diskutojë çdo çështje shqetësuese.

Putin i tha Rafael Grossit gjatë takimit të tyre televiziv në Shën Petersburg se situata rreth uzinës ishte “shqetësuese”.

Termocentrali bërthamor i Zaporozhye, më i madhi në Evropë, ka qenë pika qendrore e fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Për muaj të tërë, Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë objektit që shkaktoi frikën e një katastrofe bërthamore.

Grossi u takua me Putinin si pjesë e përpjekjeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të parandaluar aksidentin. Gjithashtu, Grossi kërkon të krijojë një zonë sigurie rreth termocentralit bërthamor.

Putin i tha kreut të IAEA se ishte “i gatshëm të diskutonte çdo çështje me interes të ndërsjellë ose shkak për shqetësim, për shembull, në lidhje me situatën rreth termocentralit Zaporozhye”.

Grossi është planifikuar të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev më vonë këtë javë për bisedime të mëtejshme mbi centralin bërthamor, tha IAEA në një deklaratë pas takimit midis Grossi dhe Putin.

“Nuk ka kohë për të humbur,” tha Grossi, duke shtuar se situata rreth uzinës është “gjithnjë e më e rrezikshme, e paqëndrueshme dhe sfiduese” për shkak të sulmeve të shpeshta ushtarake në zonë.

Grossi u takua me Zelensky javën e kaluar për të diskutuar krijimin e një zone tampon rreth uzinës, e cila u mor në kontroll nga trupat ruse në mars dhe vazhdon të operohet nga personeli ukrainas së bashku me ekspertë nga IAEA.

Grossi “ka marrë pjesë në konsultime intensive me Ukrainën dhe Federatën Ruse në mënyrë që të bihet dakord dhe të zbatohet” zona e sigurt sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në deklaratën e IAEA.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *