Vllaznia llogarit vetëm kualifikimin, Flamurtari nuk trembet

Vllaznia dhe Flamurtari do të ndeshen në takimin e dytë për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në Vlorë të besuarit e trajnerit Josa u përmbysen brenda 45 minutave të para duke shkaktuar humbjen e parë në kupë me shifrat 2-1.

Vllaznia nuk prefron të ketë surpriza në këtë sfidë dhe llogaritë në Shkodër bëhen vetëm për kualifikim në raundin tjetër. Mirel Josa dhe pse me një “thes” me mungesa në fushë do të hedhë më të mirët pasi fitorja është obligative.

Marcelo Troisi në kampion e vlonajtëve veç mungesës së një sulmuesi pjesa tjetër ka treguar që mund të bëjë mirë, në “Loro Boriçi” kërkohet një rezultat pozitiv që do t’i siguronte kualifikim në ruandin tjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *