Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është takuar me anëtarët e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ‘The_AADF’.
Kushi në ‘Facebook’ shkruan se temë diskutimi ka qenë ecuria e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, si Shkolla e Drejtorëve, Junior Achievement Albania, TIK në klasën e parë dhe 100 smart labs, Inteligjenca Artificiale për të rinjtë.