Gjergj Doçi, pronari i banesës së grabitur në Lezhë ka rrëfyer momentin kur u dhunua nga grabitësit në banesën e tij. Ai ka treguar se ata ishin të armatosur dhe se njëri prej tyre kishte një hekur në dorë dhe ishin të maskuar. Doçi ishte me të qepura në kokë nga dëmtimet që i kishin bërë dhe tha se nuk i njihte grabitësit.
‘Sa isha ulur që të fle dhe dëgjova zhurmë. Dolën fëmijët duke bërtit. Unë kujtova se janë duke bërë shaka se po luajnë. Kur dola shoh dy veta me maskë të e me rroba të zeza. Njëri ishte me armë njeri kishte si hekur në dorë. U thashë kush jeni ju, pasta më goditi me hekur dhe rashë pa ndjenja. Nuk i njoha ishin me maska, bëra që të çohem më goditën prapa. Gruan e kanë dëmtuar më shumë. Ku ke parët më thanë. S’kena lekë u thashë, merrni ça të gjeni. Kur kanë ik kanë ikur në këmbë. Dolën jashtë pasi i morën, ato telefona lekët. Dola ti shoh nga ikin ikën kaluan avllinë.’- tha Gjergj Doçi.
Gruaja e tij 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.