Jeni i ftohur dhe me grip? Përdorni këto tre çajra bimorë që iu ‘shpëtojnë’ jetën

Jemi në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë. Nuk keni përse të përdorni antibiotikë sa herë ju zë gripi, keni dhimbje fyti apo koke. Kurat popullore janë shumë më të mira në këtë rast, pasi ju lehtësojnë dhimbjet dhe nuk shkaktojnë asnjë efekt anësor.

1. Çaj xhenxhefili me limon, mjaltë

Pa dyshim xhenxhefili është një bimë me fuqi të jashtëzakonshme mjekësore. Por, i kombinuar në çaj me dy fuqitë e tjera medicinale të natyrës, limoni dhe mjalti, kjo recetë shndërrohet në superfuqi mbrojtëse për organizmit. Çaji me xhenxhefil, limon dhe mjaltë lehtëson simptomat e ftohjes, kollitjen dhe acarimet e fytit. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë mjaltë, hidhni në një filxhan me çaj xhenxhefili dhe konsumojeni ngadalë shkruan Shëndeti.

2. Çaj kamomili me borzilok dhe mjaltë

Një mënyrë e mirë për të luftuar virozat, ethet, këputjet e trupit, dhimbje muskujsh, rënie të imunitetit etj. Përgatitja e saj: në 1 litër ujë hidhni 1 lugë kamomil, 1 lugë gjethe borziloku dhe lërini të valojnë disa minuta. Konsumojeni të vakët dhe shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë. Konsumojeni 2-3 herë në ditë, derisa të ndiheni më mirë.

3. Çaji i blirit

Lufton të ftohtin dhe gripin! Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar. Lulet e blirit ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e trupit dhe në harmoninë psikofizike. Ja përse janë të mira në rastet kur dhimbja e kokës është e vazhdueshme. Mund të pihen sidomos në darkë, para se të shkoni për të fjetur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *