Shfaqet sërish virusi vdekjeprurës, konfirmohet vdekja e parë

Një pacient me Ebola ka ndërruar jetë një spital në kryeqytetin e Ugandës, ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë.
Ai ishte viktima e 19-të nga shpërthimi aktual i virusit vdekjeprurës, por i pari që vdiq në Kampla.
Ka pasur 54 raste të konfirmuara në Ugandë, por asnjë tjetër nuk është regjistruar në qytet.
Njëzet persona janë shëruar duke përfshirë pesë mjekë nga spitali i parë ku u trajtua një rast. Ata u liruan të martën.
Personi që vdiq në Kampala ishte tashmë i njohur për autoritetet pasi kishte qenë në kontakt me virusin.
Ai ishte nga jashtë qytetit, por ministrja e Shëndetësisë, Dr Jane Ruth Aceng tha se burri u largua nga fshati i tij, maskoi identitetin e tij dhe vizitoi një shërues tradicional në një rajon tjetër.
Ai vdiq në spitalin Kombëtar të Referimit të Kiruddu të premten e kaluar, por vdekja sapo është konfirmuar.
Dr Aceng tha se ekipet që e trajtuan atë ishin të vëmendshëm ndaj rreziqeve dhe e kishin mbrojtur veten, sepse pacienti mbërriti në spital kur ishte i sëmurë rëndë.
Janë identifikuar dhe 42 persona me të cilët ai mund të ketë rënë në kontakt.
Ebola përhapet midis njerëzve nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe mjediset e kontaminuara. Funeralet mund të jenë një rrezik i veçantë nëse vajtuesit kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *