Prokurorja e Tiranës Deniona Katro është konfirmuar në detyrë nga KPK këtë të mërkurë.
Kato u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në lidhje me hetimin administrativ për blerjen e një automjeti, ku prokurorja ka dhënë shpjegime.
Komisioni nuk ka gjetur probleme për blerjen e automjetit tip ‘Hyndai’ me vlerë 4000 mijë euro, si dhe në përfundim të analizës financiare rezultati doli pozitiv.
Prokurorja ka marrë vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.