Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka organizuar një konferencë ku po prezantohet projekti i financuar nga SHBA për trajnimin e shkollës së magjistraturës dhe akademisë së sigurisë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
I pranishëm në konferencë ishte edhe zëvendësambasadori amerikan Demian Smith, i cili u shpreh se askush nuk mund të mbrojë viktimat e trafikimit i vetëm. Ai thekson se duhet të jemi aleatë për të luftuar trafikimin duke shtuar se Shqipëria ka përparuar në këtë fushë.
“OSBE do të mundësojë trajnimin e magjistratëve në këtë projekt dhe do të mbështesë studimet dhe shkëmbimet ndërmjet profesionistëve të drejtësisë penale dhe ato të zbatimit të ligjit me homologët e tyre. Projekti synon të mbështesë institucionet shqiptare të ofrojnë programe trajnimi të rregullta, të specializuara dhe të qëndrueshme e ligjzbatuese përkatëse sipas sektorëve edhe për gjyqtarët dhe prokurorët.
Këtë vit pamë një rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve. Asnjë vend nuk mund ta luftojë trafikimin vetëm. Arsyeja pse qeveria e SHBA financoi këtë projekt që të identifkohen dhe të ndiqen penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Shqipëria ka përparuar, jemi të vendosur të luftojmë trafikimin”, tha Demian Smith.