Emri/ Vepronte si i infiltruar në Shqipëri, SPAK kërkon 15 vite burg për iranianin

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka kërkuar 15 vite burg për shtetasin iranian Bijan Poladrag, i cili dyshohet si terrorist në vendin tonë.

Por mund të përfitojë 10 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Poladrag akuzohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK dhe vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri. Sakaq dyshimet janë se iraniani po planifikonte një sulm terrorist.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike të paautorizuara etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *