Flokët kaçurrela janë shumë të preferuara nga vajzat pasi flokët me onde apo dredha për shumë vajza janë “ëndërr” më poshtë do të lexoni 8 hapa se si të bëni flokët me onde pa u lodhur dhe pa u stresuar.
Fillimisht lidhini flokët bisht duke i lidhur ne kurorën e kokës.
- Aplikoni mbrojtës nga nxehtësia. Me pas aplikoni një llak flokësh ne mënyre qe te krijoni onde qe zgjasin.
- Me pas ndani bishtin ne dy seksione te barabarta.
- Dridhni seksionin e pare rreth mashës. Mbajeni pak me gjate se zakonisht, sepse sasia e flokeve eshte me e madhe se zakonisht.
- Hiqni mashën me kujdes dhe prisni derisa te ftohet pa e prekur. Kjo faze kërkon kujdes te madh sepse mund te humbasë format për shkak te peshës.
- Me pas, përsërisni te njëjtat hapa tek seksioni tjetër i bishtit.
- Pasi flokët te ftohen, hiqni llastikun e flokëve dhe lëshojini ato.
- Rregulloni ondet me gishta dhe spërkatini me llak te rezistojnë me shume.
- Kënaquni me look-un tuaj te ri!