Disa mënyra si të kemi flokë të bukur me onde

Flokët kaçurrela janë shumë të preferuara nga vajzat pasi flokët me onde apo dredha për shumë vajza janë “ëndërr” më poshtë do të lexoni 8 hapa se si të bëni flokët me onde pa u lodhur dhe pa u stresuar.

Fillimisht lidhini flokët bisht duke i lidhur ne kurorën e kokës.

  1. Aplikoni mbrojtës nga nxehtësia. Me pas aplikoni një llak flokësh ne mënyre qe te krijoni onde qe zgjasin.
  2. Me pas ndani bishtin ne dy seksione te barabarta.
  3. Dridhni seksionin e pare rreth mashës. Mbajeni pak me gjate se zakonisht, sepse sasia e flokeve eshte me e madhe se zakonisht.
  4. Hiqni mashën me kujdes dhe prisni derisa te ftohet pa e prekur. Kjo faze kërkon kujdes te madh sepse mund te humbasë format për shkak te peshës.
  5. Me pas, përsërisni te njëjtat hapa tek seksioni tjetër i bishtit.
  6. Pasi flokët te ftohen, hiqni llastikun e flokëve dhe lëshojini ato.
  7. Rregulloni ondet me gishta dhe spërkatini me llak te rezistojnë me shume.
  8. Kënaquni me look-un tuaj te ri!

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *