Enkel Dano ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi është kapur duke shitur kanabis në rrugët e qytetit.
24-vjeçari u prangos pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua një sasi tjetër Canabis Sattiva, me peshë 824 gramë.
Njoftimi i policisë
Në datë 11.10.2022, ora 21:00, nga shërbimet e Hetimit të Krimeve, në rrugën “Jonianet”, lagjia nr.1, Sarandë, u kap në flagrancë duke shitur bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva, shtetasi:
– Enkel Leonard Dano, i datëlindjes 21.19.1998, lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë, lagjia nr.2.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një sasi tjetër Canabis Sattiva, me peshë 824 gramë.
Materialet e arrestimit në flagrancë të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.