Kanye West kohët e fundit, nuk i ka shpëtuar as Kim Kardashian. Marrëdhënia midis ish-partnerëve është mjaft e tensionuar, ku ylli televiziv madje ka hapur portofolin e saj për të paguar sigurinë e shtuar në shkollën private të fëmijëve të saj sepse reperi ka krijuar një rrezik të shtuar të sigurisë.
Por, komenti i fundit i Kanye ndaj Kim lidhet me pamjen e saj fizike. Ai e ka ironizuar nënën e fëmijëve të tij duke u shprehur se bota e pëlqen atë vetëm për të pasmet e saj. Kjo deklaratë e tij lidhet me paraqitjen e Kardashian për markën e saj të veshjeve “Skims”.
Kim zakonisht shfaqet duke pozuar me të brendshme apo rroba banje, diçka që Kanye nuk i pëlqen.
“Kam pasur shumë probleme me imazhet e “Skims”. Ndjeva se kishte shumë imazhe tepër të seksualizuara dhe gjëra që nuk do të doja ta shihja gruan time dhe definitivisht jo vajzat e mia, të bënin ato veprime në të ardhmen për të shitur produkte,”- u shpreh ai. Gjatë periudhës kur dyshja ishin akoma të martuar, Kim e vlerësoi reperin për rolin e tij në lançimin e markës së saj.
Në Konferencën ‘DealBook’ të ‘New York Times’ 2019, Kardashian e quajti West “drejtorin kreativ” të “Skims” dhe e vlerësoi atë për vizatimin e logos së markës, punësimin e fotografëve dhe modeleve, madje edhe për paketimin.