Rama ndan pamjet nga Strasburgu, takohet me presidentin e KE-së

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Strasburg.

Rama në ‘Facebook’ ka ndarë pamjet nga takimit ku është pritur nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.

Fokus i këtij takimi do të jetë rishikimi i rezolutës 1782 të vitit 2011 ose ndryshe si Raporti  Dick Marty.

Shqipëria kërkon hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *