Një operacion anti-drogë është zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
Burime për median bëjnë me dije se lënda narkotike është zbuluar në zonën e Bardhajve, ku kultivimi bëhej nëpërmjet llapave elektrike. Mësohet se deri më tani janë arrestuar 15 persona, ku autorët ranë në ‘grackë’ nga shpenzimi i energjisë elektrike të cilët ata vidhnin.
Uniformat blu kanë sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis-sativa.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga ana e policisë.