Një trazirë është shkaktuar mesditën e së mërkurës në Meteora, kur një autobus i parkuar jashtë Manastirit të Agios Stefanos është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kufizuan dhe në fund e shuan zjarrin para se të përhapej. Mirëpo siç shihet edhe në foto autobusi ka pësuar dëme të rënda materiale.
Fat që sot në Meteora nuk ka pasur trafik, pasi nuk ka rrugë shpëtimi dhe kjo ka qenë një frikë e vazhdueshme prej shumë vitesh për autoritetet e Kalambakës.