Të pakët janë ata që nuk e nisin ditë me një kafe, akoma më të pakët ata që nuk e konsumojnë fare, teksa shumica prej nesh mund të themi që janë në një farë mënyre “të varur” nga konsumimi i kafes për një performancë të mirë në punë, shkollë apo fundja, në jetë.
Megjithatë, nga studimet e ndryshme mjekësore, rekomandohet të mos konsumoni më shumë se 28 filxhanë kafe në javë, që është gati 4 filxhanë në ditë, teksa pirja e tepërt mund të shkaktojë efekte negative në shëndetin e secilit prej nesh.
Kërkimi më i fundit i realizuar, i cili vlerësoi rreth 40 mijë të rritur, zbuloi se konsumimi i më shumë se 4 filxhanë kafe në ditë, që edhe kaq janë shumë, shkaktonte efekte anësore të pakëndshme në trupin e tyre. Ky studim u krye nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, ndërsa doli në përfundimi se 2 deri në 3 filxhanë në ditë janë të pranueshme. Madje kur konsumimi i kafes është në këto sasi dhe i kontrolluar, vihet re se të gjitha llojet e tyre, për shembull e bluar, e çastit dhe pa kafeinë, mund të kanë efekte pozitive që mund të zgjasin jetën.
Megjithatë nëse jeni nga ata që i tejkalojnë këto doza (pra më shumë se 4 që është maksimumi i pranueshëm), duhet t’i keni në konsideratë efektet e mëposhtme anësore: Ndjenjë ankthi, ëndrra të këqija (makthe), rrahje të shpejta të zemrës, dridhje dhe lodhje.