Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi dhe partneri i saj Adis Patushi janë përfolur gjatë në mediat rozë që pasi dolën publikisht si çift. Deklaratat dhe postimet e tyre në rrjetet sociale kanë qenë të shpeshta duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo, nëse e keni vënë re, këto kohë Fifi ka qenë disi e distancuar ndaj rrjeteve sociale.
Nëse po mendoni se ku humbi këngëtarja dhe dedikimet e saj për partnerin kemi një lajm të mirë për ju! Postimi i fundit i Fifit i dedikohet pikërisht Adisit. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një Instastory, një fotografi nga avioni, ku mesa duket dyshja po udhëtojnë së bashku. “Le të humbim së bashku,”-shkroi ajo krahas fotos së tyre.
Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve të publikut, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike. Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre u bë virale në rrjet.