Rama nga asambleja e KE-së: Raporti i Dick Martyt rikthen historinë e konfliktit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Strasburg, ku është duke mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

Rama ka komentuar raportin e Dick Martit lidhur me trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Rama tha se vendi ynë është duke u përpjekur të harrojë plagën e luftës, ku theksoi se përpjekja është për të ndërtuar të ardhmen.

Sipas tij ky raport nuk duhet t’i kthehej ngjarjes së vjetër pasi kthen historinë e konfliktit.

“Unë përfaqësoj Shqipërinë dhe ka lidhje me një ngjarje të vjetër. Ta kthesh një histori konflikti kërkon një guxim të madh, në fakt marrëdhëniet tona ndërmjetësohen nga institucionet Europiane.

Dëmi shkon shumë larg është dëm për të gjithë popullin, goditje e përpjekjeve tona për të harruar historinë. Për ju lufta është e largët por për ne është një pagë e freskët. Të shkruajmë një faqe të ndritur për Shqipërinë. Ashtu si të gjithë vendet e tjera dhe ne po luftojmë për të ardhmen. Vijon  të ndërtojë marrëdhënie solide. Për ata që mësojnë për herë të parë në lidhje me rajonin, duhet të dinë se historia nuk është treguar e mirë për ne. Të tjerët caktonin se ku donim të ishim”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *